MENU
klinika

ONM kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Shkarkimi i Prokurorit të Tiranës/ “Vendim i pajustifikuar”

15.07.2021 - 18:30

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Genci Qana, pasi nuk kaloi me sukses hallkat e Vettingut.

Sipas News24, vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qana nuk u justifikua.

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional.

Po ashtu ONM thotë se procesi i verifikimit nuk ka qëllim shkarkimin e çdo prokurori.

PERBALLJA ME VETTINGUN

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana u përball në mars te ketij viti në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Sipas analizës financiare, Qana rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Qana tha se kishte “konsideratë të lartë për procesin”. Ai pretendoi se bilancet negative vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

Ai u hetua nga një trupë e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Etleda Çiftja dhe relatore Xhensila Pinen.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do arrini dot t’i mbyllni gojën Salianjit”!

‘Babalja’/ Pas pretencës së Prokurorisë, Basha reagon i revoltuar