MENU
klinika

Kush ishte personi i dyshimtë?

Shkrumbohet vila e Jay-Z dhe Beyonce në New Orleans

23.07.2021 - 09:30

Një vilë e cila dyshohet se është në pronësi të Beyonce dhe Jay Z është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në New Orleans. Zjarri sipas autoriteteve klasifikohet si zjarrvënie e qëllimshme madje raportohet se një “personi i dyshimtë” ishte përreth zonës kur shpërtheu zjarri.

Policia u lajmërua nga një person në telefon, se në zonë kishte marrë flakë një vilë. Për të shuar flakët u desh ndërhyrja e 22 zjarrëfikësve.

Përfaqësuesit e Beyonce dhe Jay-Z nuk dhanë asnjë koment për mediat në lidhje me zjarrin e rënë.