MENU
klinika

Kadilli ironizon me largimin e Bashës para kohe

“Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë”

17.07.2021 - 18:42

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut ët PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar para kohe, pa pritur që të mbaronin fjalimet të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Në fjalën e tij, Kadilli tha se uron që Basha “të mos ketë patur nevojë për gjumë, por të reflektojë”. Po ashtu ai nuk i kurseu as kritikat për mënyrën sesi është drejtuar PD, ndërsa u shpreh se qytetarët duan një parti të hapur. Sipas Kadillit, PD do të bëhet forcë e parë në vend, kur demokratët të bashkohen për ta bërë atë një parti më madhe se kryetari.

“Kryetari Basha iku, shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë. Herët a vonë, të gjithë do ballafaqohemi me të shkuarën, me çdo gjë të keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korruptuar është tradhtar i qytetarët. Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresë. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi ide konkurruese. Po i kthyem lirin,ë, vlerën e konkurrencës partisë sonë, do ja garantojmë edhe qytetarit. Qytetarët do të na besojnë nëse do të jemi të hapur et bashkuar, për t’i treguar se nuk jemi sundimtarët e sotëm, por ndryshe nga ata. Mos ngushëllohemi me faktin që jemi parti popullore Europian,e ne duhet ët jemi parti popullore në Shqipëri në radhë të parë. Ne duhet t’u kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Duhet të shpallim artë e jemi partie e parë pro perëndimore dhe nuk kemi e nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor, duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, do të jemi forca më e madhe në vend dhe forcë e parë”, tha Kadilli.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës