MENU
klinika

Poeti i burgut

Shuhet Uran Kostreci, luftëtari i përjetshëm i komunizmit

12.07.2021 - 18:30

        Është ndarë nga jeta, nga covid-19, në moshën 83-vjeçare, Uran Kostreci, një nga figurat emblematike të burgjeve komuniste. Prej ditësh i infektuar, Kostreci iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale çfarë ia rëndoi gjendjen shëndetësore, duke i marrë jetën.

Poeti Uran Kostreci ka kaluar 20 vite në burgjet komuniste dhe njihet për “Epopenë e karakalecave” dhe dëshmitë për burgjet famëkeqe të komunizmit. Njihet si një prej qëndrestarëve të rrallë, luftëtari i përjetshëm ndaj regjimit dhe ideve komuniste, njeriu i veçantë që e jetoi jetën në çdo fazë të saj, me hov dhe energji djaloshare, dëshmitari i rrallë i viteve të vuajtjes gjatë epokës së errët të regjimit komunist dhe poeti i veçantë, që la një varg librash të vyer me poezi…

Uran Kostreci lindi më 1938, në Sarandë.

Ai u arrestua më 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se «ka fyer përfaqësuesin e pushtetit», si dhe ka bërë «agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg.

Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”

“Fara e komunizmit çel vetëm një bimë: terror dhe gjak, por një shpirt i fortë e shpëton edhe një trup të dobët” – thoshte Uran Kostreci, i cili e luftoi komunizmin me shpirtin e tij të fortë dhe me poezi.

 

Epopeja e Karkalecave

U mbush dyniaja
Me karkalecë
Ka mall njeriu
Përdhe të ecë

Kërcejn’ përpjetë
Të çajn’ turinjtë
Lëvrijnë sheshit
Më keq se minjtë;

Ca bark jeshilë
Kok’ kuqalashë
Me yll në ballë
Me këmb’ si mashë

Roitën, befas,
Plot zhurmë e bujë
Duke përhapur
Panik, rrëmujë:

Ne karkalecët
Më nuk durojmë
Pushtuesit, vetë
Do t’i luftojmë
……………….
Ndërkaq fajkojtë
Në ajr luftonin
Që, ata, qiellin
Ta zotëronin

Mësynin egër
Mbi shpesërinë
Ua shkulën puplat
Bënin kërdinë

Zogjt’ e gjith’ botës
Përball rrezikut
Në fyt i hidhshin
Sqifter armikut

Të dyja palët
Një mizëri,
Në ajr luftonin
Si ushtëri

E duke klithur
Lart midis resë
Me sqep i binin,
Shoshoqit, kresë

Sy, këmbë e pupla
Përgjakur, prore,
Nga qielli binin
Si flok’ dëbore!

Kërdi e zezë
Në qiell zhvillohej
Kur karkaleci
Përposh trimrohej…

Zvarrisej… bythas
Zinte pusira
Kur nga lart binin
Fajkoj me mijra

Dhe një fajkua
Përdhe’ sa piqte
I ngordhur fare
A shpirt tek hiqte,

Gjith’ karkalecët
I jepnin dërmën
Duke çukitur
Si korbat kërmën!

Këto çukitje
Përmbi kufoma
A mbi t’plagosur
E gjallë akoma

Dhe ec-e-jaket
Në pyll, në mal
I trumbetonin
Si front special!

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!