MENU
klinika

Trendy pa aspak mund

Si të vishni vetëm një shall gjithë verën në disa mënyra

15.07.2021 - 11:17

Për kombinimin e verës, me ngjyra, trendy pa mund fare, ju duhet vetëm një shall dhe çfarë t’iu teket për ta veshur në pjesën e poshtme të trupit.

Bloggeret nga mbarë bota janë të parat që na e sollën këtë trend: shallin e përdorur për ta vendosur tek flokët, tani po e lidhin rreth gjoksit në formë trekëndëshi, pa recipeta.

Një palë xhinse të gjera dhe të freskëta dhe jeni gati për të dalë. Ose pantallona me një xhaketë sipër dhe sërish jeni gati për të djegur mbrëmjet e verës.

E vetmja gjë tek e cila duhet të keni kujdes është mënyra si e lidhni, (të mos tregoni shumë), e mos keni rrezikun e prishjes së gjithë kombinimit. Për ngjyrat mund të eksperimentoni sa të doni, ama kujdes mos e teproni me xhinset apo ngjyrat e pantallonave.

Lori Hoxha e ka një kombinim për ju, mund t’ia vidhni ose asaj ose ca personazheve të tjerë të njohur që i gjeni në fotot e mëposhtme

These Fashion Girls Prove That Scarf Tops Should Make A Comeback - Star Style PH

Steal Her Style | Celebrity Fashion Identified | Page 13 | Fashion, Celebrity style, Her style

11 Scarf Tops Inspired by Bella Hadid and the Early 2000s | Vogue

Celebrities are still wrapped up in the sexy scarf top trend