MENU
klinika

Dy mijë euro ryshfet për lehtësuar masën e sigurisë

Si u arrestua Prokurori i Kukësit?

01.07.2021 - 16:01

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit ka përfunduar në prangat e Policisë nën akuzën e korrupsionit. Prokurori Edmond Karriqi, u arrestua në qytetin e Kavajës ku ndodhej përkohësisht.

Bashkë me të, kanë përfunduar në pranga edhe tre persona të tjerë, midis të cilëve edhe shoferi, Isuf Gega, i cili dyshohet se luante rolin e sekserit. Në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë me iniciale, D.D dhe E.B., për të cilët SPAK-u nuk jep detaje për identitetin dhe për rolin e tyre.

ARRESTIMI

Prokurori Edmond Karriqit, i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në krye të Prokurorisë së Kukësit në vitin 2019 dhe i rikomanduar sërish më 26 mars të këtij viti, u bë gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Kavajës, ku ai ndodhej përkohësisht. Po në Kavajë janë arrestuar edhe tre personat e tjerë. Karriqi akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Pas arrestimit nga ana e Policisë, është ushtruar kontroll edhe në banesën e prokurorit në qytetin e Kukësit, për të cilën SPAK-u nuk jep detaje nëse ka pasur sekuestrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të Prokurorisë pranë SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj prokurorit një ditë më parë (30 qershor 2021), masë e cila është ekzekutuar po dje nga ana e Policisë së Shtetit. “Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Kariqi dhe Isuf Gega”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim është caktuar masa shtrënguese e “arrestit me burg” për tre personat e tjerë.

RYSHFETI

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se përmes përfitimeve monetare kundrejt shumave të ndryshme, favorizonte personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Nëpërmjet përgjimeve të kryera nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është konstatuar se prokurori ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj një personi të arrestuar, duke kërkuar për të një masë më të lehtë sigurie se sa ajo e “Arrestit me burg”.

Në pranga ka përfunduar edhe shoferi i tij, Isuf Gega, i cili luante rolin e sekserit. SPAK thotë në njoftim se ndaj prokurorit Karriqi janë mbledhur fakte konkrete për ushtrimin e veprimtarisë së tij të paligjshme, për të cilat është lëshuar edhe urdhërarresti.

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paralajmëron se hetimet ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit janë paraprake në lidhje me këtë procedim penal dhe se ato janë në vazhdim e sipër.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!