MENU
klinika

7 mandate nga lista e PD me vetëm 47 mijë vota

Si zhgënjyen aleatët në vota?

16.07.2021 - 18:41

E pranon edhe PD në konkluzionet e analizës përmbledhëse.

Performanca e koalicionit PD-AN nuk solli pritshmëritë e duhura.

Edhe pse në dokumentin zyrtar të PD nënvizohet se rezultati ishte pasojë e ndryshimit të rregullave të qeverisë në mënyrë të njëanshme para zgjedhjeve, votat e fituara nga aleatët rezultojnë zhgënjyese.

Partitë aleate kanë përfituar 7 mandate nga lista e PD (PDIU – 3, PR – 1, PAA – 1, PBDNJ – 1, LZHK – 1), ndërkohë që kandidatët e këtyre partive që morën mandat kanë arritur të sigurojnë në nivel kombëtar 46,835 vota.

Më shumë se aq vota ka siguruar vetëm PR-ja në zgjedhjet e 2013-ës konkretisht 52.128 vota për të vijuar me PDIU-në që zgjedhjet parlamentare të 2017-ës mori si forcë politike 76.069 vota një rezultat shumë më i mire se në 2013-ën me 44.957 vota.

Sipas PD-së, në përllogaritje nuk është përfshirë numri i votave që kanë marrë kandidatët e PD, që për efekt koalicioni u regjistruan si të partive aleate në KQZ, përjashtuar kandidatin e PDIU-PD në Vlorë dhe kandidatin e LZHK-PD në Elbasan, që ishte kandidat i përbashkët, votat e të cilit i janë llogaritur PDIU dhe LZHK.

Pa votat e tyre, PDIU do të zbriste nga 19,000 vota në 15,726 vota, ndërsa LZHK do të zbriste nga 6,564 vota në 5,436 vota.

Nga analiza e PD-së rezulton se aleatët shkojnë në Kuvend me 7 mandate me rreth 47 mijë vota të gjitha së bashku.

Në një tjetër tabelë të servirur nga PD rreshtohen të gjitha partitë aleate bashkë me kandidatët zyrtare dhe votat që ka marrë secila. Nga ajo tabelë rezulton se aleatët kanë marrë rreth 53 mijë vota. Por në llogaritjen përfundimtare, duke përjashtuar disa kandidatë si të përbashkët, PD-ja i ka llogaritur si vota të merituara aleatëve vetëm 46.835 mijë vota.

Nga analiza vërehet se përfituesja më e madhe në mandate është PDIU e cila edhe pse mori tre mandate të sigurta nga lista e PD-së dhe garoi gjithsej me 6 kandidatë fitoi 19 mijë vota gjithsej.

Rezultat jo i pritshëm edhe për PBDNJ-në e Vangjel Dules.

Ky i fundit është deputeti i vetëm në Kuvendin e ardhshëm që ka mbështetjen më të vogël në vota, vetëm 848.

PBDNJ në zgjedhjet e 2013-ës kishte 14.722 vota. Zgjedhjet e fundit, PBDNJ garoi me tre kandidatë dhe mori në gjithë qarqet e Shqipërisë vetëm 2.702 vota.

E vetmja forcë politike që nuk ka ndryshuar në vota ndër vite është LZHK.

LZHK në zgjedhjet e 2013-ës ka fituar 5429 vota. Dashamir Shehi fitoi të njëjtën mbështetje me tre vota më pak (nga 2013), 5426 në qarkun e Tiranës si kandidat. Si forcë politike me dy kandidatë respektivisht Tiranë dhe Elbasan LZHK mori 6.564 vota gjithsej

Tjetër panoramë për PAA-në.

PAA e Agron Dukës rezulton deri diku me rritje. Në zgjedhjet e 2013-s, PAA mori 2640 vota si forcë politike. Këto zgjedhje, Agron Duka mori si kandidat nën siglën e LZHK-së, 4731 vota. Duka mori edhe mandatin e deputetit ndërsa si forcë politike PAA me tre kandidatë respektivisht në Durrës, Fier dhe Tiranë mori gjithsej 10.417 vota.

Ulje drastike votash ka PDK-ja me Nard Ndokën që nuk ishte në një pozicion të sigurt në listën e PD-së për qarkun e Shkodrës.

PDK garoi vetëm me kryetarin Nard Ndoka duke marrë 228 vota në Shkodër.

Të gjithë aleatët e PD-së, (10 të tillë) sipas analizës së dokumentuar të PD-së, me 23 kandidatë gjithsej, kanë fituar 52.910 vota. Me uljen e llogaritur nga PD për disa kandidatë të përbashkët, rezultati përfundimtar i saj shkon diku tek 47 mijë vota.

Votat që kanë marrë aleatët e PD

PR – 3 kandidatë (Tiranë, Korçë, Fier) 8,152 vota (1 mandat)

PDIU – 6 kandidatë (2 Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë) 19,000 vota (3 mandate)

PAA – 3 kandidatë (Durrës, Fier, Tiranë) 10,417 vota (1 mandat)

PBDNJ – 3 kandidatë (Korçë, Vlorë, Tiranë) 2,702 vota (1 mandat)

LZHK – 2 kandidatë (Tiranë, Elbasan) 6,564 vota (1 mandat)

PDK – 1 kandidat (Shkodër) 228 vota

PLL – 1 kandidat (Fier) 794 vota

FRD – 2 kandidatë (Tiranë, Fier) 4,073 vota

PBKD – 1 kandidat (Tiranë) 380 vota

PBL – 1 kandidat (Tiranë) 600 vota(SI)

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG

Pedagogu Alimehmeti: Do bojkotojmë mësimin derisa…

“Një në 3 maturantë vendos të ikë jashtë vendit”

Rrëmbime, vrasje e kërcënime/ Si u zbulua fajdexhiu i Niklës

Fajdet po falimentojnë me qindra biznese në Shqipëri!

"Ja pse s’kërkuam nga NATO të përdorin Nenin 5"

Rama flet për gazetën amerikane për sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë