MENU
klinika

"Një parti s’mund të hajë bar për hir të një deputeti"

Sinjali për Berishën! Yuri Kim ultimatum Bashës: PD duhet ta mendojë mirë

30.07.2021 - 15:53

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë ditën e sotme pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu.

Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament. Ambasadorja tha “PD duhet ta mendojë”, duke nënkuptuar se tashmë zgjedhja i takon Lulzim Bashës.

Duke kujtuar shprehjen e Enver Hoxhës, “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”, Kim tha se “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”.

Fjala e Yuri Kim para selisë Blu:

Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE. Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë. PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj.