MENU
klinika

Do të flitet për të zhdukurit gjatë luftës dhe…

Sot takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç

19.07.2021 - 08:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Në këtë takim, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu tema kryesore do të jetë çështja e të zhdukurve.

Në një prononcim për Indeks, Kryeziu ka deklaruar se kjo çështje është me prioritet për palën kosovare.

“Tema kryesore e takimit të së hënës do të jenë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit, që për ne është çështje me prioritet. Presim që në takim të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit Kurti nga takimi i kaluar, për të cilat pala serbe nuk ka dhënë ende përgjigje. Në takim pritet të diskutohet edhe për arritjen e pajtueshmërisë për agjendën e ardhshme të kapitullit të ri të dialogut”

Muajin e kaluar është mbajtur një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, ku kreu i ekzekutivit kosovarë propozoi katër pika të cilat ishin refuzuar nga pala serbe. Ndërsa javën e kaluar në Bruksel është zhvilluar një takim në nivel kryenegociatoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë