MENU
klinika

Sot pritet të komunikohet akuza e korrupsionit

SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

27.07.2021 - 09:34

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje.

Ditën e sotme pritet që ish-gjyqtares Hoxha dhe të arrestuarve të tjerë t’iu komunikohet akuza e korrupsionit.

Ndërkohë, për mjekun kardiolog, Edvin Prifti, do të vijojnë hetimet, pasi ka ende shumë veprime hetimore për të kryer.

Sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.

 

 

Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro. SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin