MENU
klinika

Tenderi i uniformave

SPAK zbarkon te Ministria e Brendshme, priten 9 urdhër-arreste

10.07.2021 - 09:27

Hetuesit e Prokurorisë Speciale SPAK kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se nga organi më i lartë i akuzës në Shqipëri, janë lëshuar 9 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë në këtë institucion.

Operacioni anti-korrupsion, i ngjashëm me atë që u zhvillua në Lushnjë ku ra në pranga kryebashkiaku Fatos Tushe dhe zyrtarë të Bashkisë, po zhvillohet dhe në këto momente në Tiranë.

Objekt i hetimeve të Prokurorisë Speciale është tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Deri tani bëhet me dije se 8 nga 9 personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet janë ndaluar nga Policia. Operacioni është duke vijuar dhe aktualisht.

Ky tender është denoncuar dy vite më parë nga Partia Demokratike. Përmes ish-deputetes Lealba Pelinku, opozita tha se Ministria e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj kishte dhënë 30 milion euro për uniformat e efektivëve të Policisë.

Pas hetimeve të kryera nga SPAK, është kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) arrestimi i personave të përfshirë në këtë tender, të cilët janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe zyrtarë të tjerë. GJKKO ka dhënë “dritën jeshile” dhe Policia ka zbarkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, per personat e arrestuar, Gjykata e Posaçme ka firmosur dhe urdhrin për kontrollin e shtëpive të tyre.

Edhe politikanë të tjerë kanë denoncuar tenderin e uniformave të Policisë si një tender abuziv dhe kanë kërkuar nga SPAK që të niste hetimet dhe të arrestonte përgjegjësit. Myslim Murrizi disa herë e ka denoncuar këtë tender nga salla e Kuvendit.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!