MENU
klinika

Akuzat që ngriheshin ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Tenderi i uniformave/ Kjo është padia e grupit “Demokrat” ndaj Sandër Lleshajt

10.07.2021 - 10:15

Tenderi i uniformave, për të cilin policia po ushtron sot kontroll në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësaj ministri, ku deri më tani ka arrestuar 8 zyrtarë dhe 1 në “arrest shtëpie”, me urdhër të gjykatës, është kallëzuar penalisht në SPAK nga Grupi Parlamentar “Demokrat”, në vitin 2020.

Bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin Grupi Parlamentar “Demokrat” theksonte në atë kohë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

Në argumentimin që Grupi Parlamentar “Demokrat” bëri një vit më parë thuhej se Lleshaj ka kryer disa vepra penale dhe ndaj duhej që te ndiqej nga ana e SPAK.

Në letrën e Grupit Parlamentar, Lleshaj akuzohej për: “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244;

“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri