MENU
klinika

Më i vogli 5 vjeç

Tetë të plagosur! Zbardhen detaje nga aksidenti në Lezhë-Shkodër

03.07.2021 - 19:38

Tetë persona, mes tyre tre të mitur kanë mbetur të plagosur nga aksidenti ku u përplasën katër makina në aksin Lezhë- Shkodër pasditen e sotme.

Mësohet se një 5-vjeçar, një 12-vjeçar, një 17-vjeçar, një 25-vjeçar dhe katër të tjerë për të cilët ende nuk dihen detaje ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër nga të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërsa katër të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme. Katër mjete u përplasën në fshatin Mabë në aksin Lezhë- Shkodër.