MENU
klinika

Balluku: Përshkohet për 20 minuta

Trafiku gjatë sezonit veror, hapet Bypass-i Vlorës

16.07.2021 - 21:08

Kryeministri Edi Rama ishte sot në By Passin e Vlorës, ku është hapur aksi rrugor panoramik, që do të lehtësojë edhe qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit veror.

Puna në këtë rrugë pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe siç u shpreh kreu i qeverisë, në shtator nuk do të ketë më kantier në këtë rrugë.

Rama tha se ky projekt ishte problematik për shkak të shpronësimeve, por gjithçka është zgjidhur dhe puna ka shkuar sic duhet.

“Sot ne jemi këtu për të dhënë që kush niset për në jug, për të kaluar nga Vlora në bregdetin e Jonit ka një mundësi ndryshe. Kalohet me lirshmëri të madhe edhe në nje fragment natyre të panjohurat më parë, me një udhëtim panoramik që e fut në klimën e pushimit çdo pushues dhe çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore. Projekti ishte problematik, ngecjet shpronësimet, tani ja ku jemi. Në vjeshtë këtu nuk ka më kantier”, tha Rama.

E pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila informoi kryeministrin për ecurinë e punës. Sipas saj, ky aks rrugor është pajisur me sinjalistikë dhe do të monitorohet me radar.

“Janë vendosur tabelat që tregojnë limitet e shpejtësisë, kemi kërkuar nga policia e shtetit, policia rrugore forca të shtuara në pikat ku ne mendojmë se mund të ketë aksidentet dhe për ti pasur nën kontroll.

By Passi do të monitorohet me radar, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Puna do të vazhdojë”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti 38 milionë euro

Rinis puna për bypass-in e Fierit