MENU
klinika

Pas vëllait të saj

Vajza e Harry-t dhe Meghan, pjesë e listës për fronin mbretëror!

27.07.2021 - 10:44

Së fundmi mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”,  që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Aktualisht, Princi Charles, është i pari në radhë për fronin ndjekur nga princi William dhe tre fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Rikujtojmë, se Princ Harry ka shokuar familjen mbretërore pasi zbuloi se po planifikon të publikojë një libër.

Pjesëtarët e familjes së tij duke se janë të tensionuar, teksa janë në pritje të detajeve që do të zbulojë Princi nga marrëdhënia mes dy Dukeshave të Sussex-it Meghan dhe Kate e deri te vendimi i tij dhe Meghan Markle për t’u çliruar nga detyrimet mbretërore.

Duket se një tjetër frikë që ka familja mbretërore, është se a do të shkruajë Princi për gruan e dytë të babait të tij, Dukeshë Camilla. Sipas burimeve në mediat e huaja, familja mbretërore është e shqetësuar duke qenë se Princ Harry nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të afërt me Dukeshën.

Duket se nëse ai e dokumenton marrëdhënien e tyre të ndërlikuar, kjo do të jepte një përshtypje jo të mirë të familjes në sytë e njerëzve. Ndërkaq, vitin e ardhshëm do të zhvillohet “Platinum Jubilee” ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen ka qenë fakti se po diskutohet se Mbretëresha Elizabeth mund ta anulojë ftesën ndaj Princ Harry dhe Meghan Markle.

Sipas burimeve mbretërore, arsyeja kryesore që kjo gjë mund të ndodhë është sepse Princ Harry ka vendosur të publikojë librin e tij në të njejtin vit me këtë eveniment në nder të Mbretëreshës. Kjo u pa si mungesë respekti dhe diçka e qëllimshme nga ana e Princ Harry.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat