MENU
klinika

Cilat janë qytetet me virusin e ri dhe a ndryshojnë masat?

Varianti “DELTA” në Shqipëri, Komiteti: Dërguam 21 mostra në Berlin, të gjitha ishin pozitive

26.07.2021 - 13:20

Komiteti Teknik i Ekspertëve është aktualisht në një daklaratë për mediat, pas konfirmimit të pranisë së variantit të ri të koronavirusit, ai indian “Delta”. Shefja e ISHP Albana Fico, është shprehur se nga 21 mostra që janë dërguar në Gjermani, të gjitha kanë rezultuar pozitive, pra me virusin e ri.

“U dërguan 21 mostra të cilat kanë rezukltuar pozitive. Këtio janë mostra që ne i kemi vënë mënjanë për përiudhën qershor -12 korrik. Por kemi vënë re të shikojmë edhe sinjale të pazakonshme”, tha Fico, ndërsa tregoi dhe disa qytet ku mostrat e marra kanë rezultuar pozitive, si Gjirokastra, Korça, Vlora…

Edhe pse prania e variantit indian të Covid ka mbërritur në Shqipëri, masat nuk do të ndryshojnë. “Pavarësisht se në Shqipëri se është provuar dyshimi për prezencën e variantit “Delta”, niveli i masave nuk do të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë.”

Shefja e ISHP, më tej tha se situata epidemiologjike në ditët e fundit ka shënuar disa rritje. Ajo bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve dhe zbatim të masave.

“Situata epidemiologjike ka shënuar disa rritje në raport me incidencën. Numri i bashkive që janë përfshirë nga rastet e reja ka shkuar në 10. Janë të shtruar 9 pacientë, dhe fatmirësisht nuk kemi pasur fatalitete.

Të gjitha rastet që kanë probloematika të ngjashme me ato të Covid-19, të vetëizolohen dhe të lidhen me mjekun e familjes. Ata që duan ndihme emergjente, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127.”