MENU
klinika

Para Krishtit...

VENUSI: misteri që fshihet pas bukurisë

04.07.2021 - 16:09

        Është një nga veprat më interesante që kemi nga antikiteti dhe daton nga viti 130 para Krishtit. “Venusi” i Milos konsiderohet si një vepër pa kohë./Konica.al

circa 1930: The sculpture ‘Venus de Milo’ at the Louvre in Paris. (Photo by Hulton Archive/Getty Images)

“Venusi” i Milos është grua apo burrë? Ka gjinjtë e kërcyer të një gruaje, por fytyra dhe barku duket se janë më të ngurtë se ato të një burri. Ka qëndrimin e një femre, por, siç thoshte edhe Pier August Renuari, “duket një xhandar i përsosur”, pra gati një mashkull. Dihet se botërisht përfaqëson bukurinë femërore. Nuk do të ishim edhe aq të bindur: miti u ndërtua në dykuptimësinë e tipareve të tij. Është shumë mashkullore për të qenë një grua dhe është shumë gjarpërore të na bëjë të mendojmë për një burrë. /Konica.al/Fuqia e saj magnetike është pikërisht paqartësia. Luftëtarët Riace janë të qartë, krenarisht burrërorë, ashtu si Herculi i Farnese, Mundësi i Llixhave, Faun Barberini. Perëndesha Afërditë u përfaqësua me motive të tjera, pështjellim dhe butësi femërore në statuja të ndryshme të klasicizmit: Afërdita e Knidos, e përsëritur në mijëra variacione, mund të ishte në kopertinën e “Playboy”, perëndesha Ebe, më pas përjetësuar nga Canova, duket Klaudia Kardinale në filmin “8 dhe ½” nga Federiko Fellini. Venus i Milos mbetet një mister sa i përket papërcaktueshmërisë dhe pathyeshmërisë të identitetit të saj seksual. Na tërheq sepse ne nuk dimë ta përcaktojmë dhe gjithçka që nuk e përcaktojmë ka qasje të drejtpërdrejtë dhe të privilegjuar në skutat më të fshehta dhe më të rafinuara të imagjinatës sonë.

Visitors look and take pictures of the ancient Greek sculpture ‘Venus de Milo’ at the Louvre Museum in Paris, on April 9, 2018. ( Photo by Pedro Fiúza/NurPhoto via Getty Images)

“Venusi” i Milos na mëson se arti është kompleksitet dhe është kompleksitet i vërtetë, sepse zotëron çelësat për të hyrë në mendjen tonë me një këmbëngulje dhe një ndikim që nuk e kanë as furça e dhëmbëve, apo makina larëse.

Vintage copy statue of Venus (Aphrodite) de Milo, a famous Greek sculpture dating back to about 100 BC, discovered in 1820 on the Aegean island of Milos. The original statue is in the Louvre museum in Paris. Vintage-styled fine art image on a grey background with added light grain.

Venusi i Milos që daton në vitet 100 para Krishtit, nuk “ekzistonte” para prillit 1820, kur u zbulua nga një fshatar i ishullit Milos, ndërsa po kultivonte fushën e tij, më pas u tregtua dhe u dërgua në muzeun e Luvrit në Paris. Por, përse u bë “zonja jonë e bukurisë” (Heinrich Heine)? Përse artistë si Man Ray, Salvador Dali, Fernandez Arman, Blu e morën atë si subjekt për interpretimet e tyre? Sepse, në fakt, “bukuria duhet të nxirret në pah” (Roger Scruton). Të nxjerrin në pah atë që spikat. Duke e theksuar veten, nxjerrim në pah vetveten, përqendrohemi tek ajo çka jemi në të vërtetë./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit