MENU
klinika

31 orë udhëtim dhe shumë emocione!

Vesa Luma rikthehet në Shqipëri pas dy vitesh

14.07.2021 - 10:47

Pas një kohe të gjatë pritjeje, Vesa Luma është rikthyer më në fund në Shqipëri.

Këngëtarja ndërmori rrugëtimin e gjatë nga Zelanda e Re së bashku me të birin, Lianin. Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, Vesa ka treguar se i vogli i saj e ka përballuar udhëtimin në mënyrën më të mirë.

“22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkruan Vesa përkrah fotos së vogëlushit.

Sapo ka hyrë në territorin shqiptar, këngëtarja ka publikuar një video nga dritarja e avionit, ku shprehet e emocionuar që më në fund shkel në vendin e saj pas dy vitesh.

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Vesa. Kujtojmë që bashkë me Big Bastën ata janë shpërngulur prej vitesh në anën tjetër të botës dhe kanë lënë pas angazhimet e tyre profesionale. Por dyshja e famshme ka premtuar rikthimin e shpejtë në muzikë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat