MENU
klinika

Fluks emigrantësh në portin e Durrësit

Vijnë dy tragete me shqiptarë dhe kosovarë për pushime në Shqipëri

24.07.2021 - 10:16

Stina e nxehtë dhe pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin detar të Durrësit nga portet italiane.

Mëngjesin e sotëm me dy tragete nga Bari dhe një tjetër nga Ankona 2655 udhëtarë, kryesisht emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen për pushime në atdhe, si dhe 800 mjete. Në mbrëmje pritet një tjetër fluks prej 1500 pasagjerësh dhe 550 mjetesh me dy tragete të nisura nga porti i Barit.

Rritja e kërkesës ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e  lundrimeve ditore në Adriatik. Edhe linja e Ankonës nga dita e sotme deri në fund të shtatorit do të ketë lundrime çdo ditë mes dy porteve, tregues ky për kthimin në normalitet pas një periudhe të gjatë pandemike që reduktoi ndjeshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave me traget mes dy vendeve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin