Vijon të jetë aktiv prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, duke djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota, ndërsa tymi e flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit
Burime bëjnë me dije se zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, por vetëm për djegien e kullotave, ku deri më tani janë shkrumbuar 80 hektarë.
Zjarrfikësit e Repartit të Vlorës po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirëson punën. Sikurse shihet edhe nga pamjet, ata po punojnë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore, për shkak se është e pamundur transportimi i pajisjeve të specializuara në zonat ku ka rënë zjarri.
Mësohet se në terren janë angazhuar 10 zjarrfikës, por për të shkuar te vatra e zjarrit duhen 3 orë ecje në këmbë, ndërsa prite të ketë një ndërhyrje edhe nga ajri.
Nëse flakët vijojnë të përhapen me këto ritme, sipërfaqja e djegur mund të shkojë deri në 100 hektarë apo më shumë, ndërsa rriskohet edhe pylli i LLogarasë që është zonë e mbrojtur.