MENU
klinika

Çfarë do diskutojnë diplomatja e SHBA dhe kreu i PD

Yuri Kim i shkon në zyrë Lulzim Bashës

30.07.2021 - 12:59

Diplomatja e lartë amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, do të zhvillojë sot një takim me kreun e PD Lulzim Basha. Burimet bëjnë me dije se Basha dhe Kim do të takohen në orën 13.00 në selinë blu, në zyrën e kreut të PD.

Nga dy palët nuk ka informacion se për çfarë do të bisedohet specifikisht, por një ndër temat që mendohet se do të shtrohet në tryezën e Kim dhe Bashës do të jetë raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i publikuar ditët e fundit.

Palët politike në Tiranë e analizuan secila në bazë të linjës së vetë, raportin që nxirrte në pah një sër problematikash që duhen përmirësuar. Ambasada amerikane vetë i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit, por ka bërë me dije se ka mbajtur shënime nga raporti final.