MENU
klinika

“Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm”

Yuri Kim: Investimet amerikane do të rriten

08.07.2021 - 13:49

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se investimet amerikane do të rriten në vendin tonë.

Yuri Kim u shpreh se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht.

“Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet Amerikane në Shqipëri. Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik.

Tetorin e kaluar, ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do hiqen. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”, shprehet Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN