MENU
klinika

Kërcënon Berisha

“Yuri Kim të kërkojë falje, barin t’ia çojë socialistëve dhe Ramës se ai pi një lloj bari”

30.07.2021 - 21:25

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh.

Berisha shtoi se barin zonja Yuri Kim duhet t’ia çojë Edi Ramës se ai pi një lloj bari dhe se duhet të kërkojë falje për deklaratat e saj.

Berisha: DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros.

Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991.

I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar.

Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet.