MENU
klinika

Flet për rolin e Serbisë, kishën dhe interesin e Shqipërisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Ku ndahem me Gjukanoviç, pse jam kritik i fortë i tij

06.07.2021 - 23:16

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pavarësisht antagonizmit të fortë me Presidentin Gjukanoviç, i njeh disa merita, por pikat që i bashkojnë janë shumë herë më të vogla se ajo që i ndajnë.

Ju jeni bërë i njohur si kritik i fuqishëm i presidentit Gjukanoviç. Megjithatë disa cilësi të mira duhet t’ja njihni. Ai është një lloj themeluesi i kombit modern malazez me disa vlera, lidhjen me perëndimin, shteti serioz, i fortë, por edhe ekologjik” ishte konstatimi i analistit Mentor Nazarko, që e intervistoi.

Dritan Abazoviç u shpreh se me Gjukanoviç ndahet te politika e brendshme dhe jo e jashtmja, për këtë arsye është kritik i fortë i tij.

Absolutisht nuk është e vërtetë që çdo gjë që ka ndodhur në 30 vitet e fundit ka qenë e keqe. Kemi pasur edhe gjëra historike, pavarësia e Malit të Zi është gjëja më e madhe dhe hyrja në NATO kanë qenë gjërat më të mëdha. Mirëpo, kritikat e mia kanë të bëjnë me një organizim brenda shtetit me një korrupsion jashtëzakonisht të madh.

Gjërat, që kanë qenë të mira dhe kursi i Malit të Zi perëndimor, e respektojmë dhe nuk ka dilema. Ne jemi paraqit si parti opozitare jo se duam me ndërruar kursin e politikës së jashtme por të brendshme, që brenda Malit të Zi me u organizuar më mirë. Kjo është ambicia dhe ajo ka qenë ideja e ndryshimit, ato gjëra që janë të mira duhet me i pranuar dhe i mbajtur”.

Në Kongresin e partisë së drejtuar nga shqiptari që “shkundi” Malin e Zi, i pranishëm ishte edhe numri dy i partisë së Gjukanoviç. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe kjo është një model i mirë. Një koleg nga Bosnja më tha se kjo nuk mundet me ndodhur kurrë në shtetin tonë. Kjo tregon se niveli i kulturës politike është në ngritje. Duhet me u sjellë ndaj shtetit dhe institucioneve me respekt” tha Abazoviç.

Ndalur te ekonomia, Nazarko e pyeti Abazoviçin nëse është Mali i Zi i vetëmjaftueshëm ekonomikisht dhe si e konsideron borxhin e jashtëm, si do ta zgjidhë?

Malin e Zi e shoh si një shtet me shumë mundësi për zhvillim që deri tani nuk ka ndodhur. Borxhi i jashtëm është gati 100% i GDP-së, është shumë problematike, ekonomia është varur prej turizmit. Në bujqësi, energjetikë dhe në ekologji mund të bëjmë gjëra shumë të mira. Por na duhet më tepër drejtësi në institucione, që edhe ata që duan me investuar kanë me ndjerë veten të sigurt dhe sistemet shtetërore për të funksionuar shumë më drejtë” tha ai.

Por sa e fuqishme është Serbia sot në Malin e Zi?

E fuqishme është pasi ka lidhje tradicionale mes Malit të Zi dhe Serbisë. Kam parë që edhe deklaratën time në Shqipëri e kanë komentuar se Mali i Zi nuk ka asnjë shtet që është më i afërt se Serbia, ajo nuk ka të bëjë me emocione, por me ekonomi, kemi më të madh eksportin dhe importin me Serbinë. 30% e popullatës e ndjejnë veten përkatës të kombit serb, 90% janë përfaqësues të kishës Ortodokse serbe dhe ajo krijon një lidhje mes dy shteteve, por marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të dobëta. Duhet të shkohet në një relaksim dhe të kemi një partnership më të sinqertë” tha ai.

Po Shqipëria sa e fortë është? “Shqipëria është e pranishme por ekziston një mundësi e madhe me qenë shumë më e pranishme sa është. Unë kam qenë i frustruar me mos interesimin e Shqipërisë në Mal të Zi. Ose ai interesim ka qenë shumë në nivel të vogël. Në vitet e fundit ka filluar me u ndryshuar dhe e shoh që ekziston një interesim më i madh” tha Abazoviç.

I pyetur nëse do ta vizitojë Tiranën, Abazoviç tha se “Absolutisht me kënaqësinë më të madhe. Dhe shpresoj shumë së shpejti. Duhet të kemi një lidhje më të mirë, sidomos komuna e Ulqinit” theksoi ai.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!