Lidhur me zjarret e ditëve të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut Arben Shehu ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.
Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë. Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve duke nisur që nga përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.
KLSH gjithashtu do të verifikoj tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve. Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, KLSH pohon se do të ketë referime përkatëse në prokurori.
Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ky zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vend grumbullimi i mbeturinave në Fier.