MENU
klinika

Akomodohen në kompleksin turistik

111 afganë strehohen në Shëngjin

30.08.2021 - 12:57

111 afgan janë strehuar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Ata janë akomoduar në resortin turistik Rafaelo dhe do të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar.

Zona është e rrethuar dhe e mbikëqyrur nga policia e shtetit, ndërsa është e ndaluar hyrja e personave te paautorizuar.

Afganet në Shengjin kanë mbërritur rreth mesnatës, ndërsa me akomodimin e tyre në hotel, në dispozicion të tyre është vënë edhe stafi mjekësor që do të merret me të gjitha analizat e nevojshme dhe testet anti-covid.