MENU
klinika

Në Kabul ka mbetur dhe Ana nga Shqipëria

Ku do të strehohen 2000 afganët?

16.08.2021 - 15:46

Burime jozyrtare për mediat bëjnë me dije se në total Shqipëria do të strehojë 2000 afganë që po braktisin vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

T.CH mëson se po punohet që ata të strehohen në konviktet e kryeqytetit dhe në disa hotele në Durrës, por ky i fundit është problem pasi është sezon vere dhe dhomat janë të zëna nga pushuesit.

Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet. Konviktet janë përdorur dhe në 1999 për të strehuar shqiptarët e Kosovës.

Gjithashtu burime për T.CH bëjnë me dije se në Afganistan ka mbetur një vajzë shqiptare e quajtur Ana, e cila punonte në një organizatë ndërkombëtare. Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur.

Ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit për ta përcjellë vajzën drejt Shqipërisë.