MENU
klinika

Në kushte depresioni

66-vjeçarja mbytet në kanalin vaditës në Fier

23.08.2021 - 10:02

Një 66-vjeçare është vetëhedhur dhe mbytur në një kanal vaditës në Fieri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hambar të Fierit teksa mësohet nga Policia se viktima R.H, ishte në kusthe depresioni.

Po ashtu u arrestua në Fier Maksim Çepele pasi iu gjet në banesë kanabis. Në pranga rad he një 61-vjeçar në Lushje pasi drejtonte i dehur motorin e tij.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Arrestohet një shtetas pasi u kap në flagrancë me një sasi lëndë narkotike, si edhe arrestohet një tjetër pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Maksim Çepele, banues në Verbas, Fier, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin tip “Linfan” në gjendje të dehur.

– – –

Në fshatin Hambar, në një kanal vaditës dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur shtetasja R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier.

Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall