MENU
klinika

Tani që pushimet mbaruan...

9 sugjerime filmash dhe serialesh për shtatorin

28.08.2021 - 10:03

Fundi i pushimeve, plazhit dhe udhëtimeve shënojnë fundin e verës dhe pikërisht në këtë periudhë është e lehtë të ngecesh në monotoninë e përditshmërisë. Megjithatë, bota e kinemasë ka menduar si t’jua bëjë më të lehtë.

Falë Netflix dhe platformave të tjera të ngjashme, shtatori s’ka për të qenë aspak i mërzitshëm. Ka disa seriale dhe filma të rinj që duhet t’i shikoni patjetër këtë muaj.

Më poshtë 9 sugjerime filmash dhe serialesh për të mos u humbur gjatë shtatorit.

“Cinderella”

Në një përshtatje të re të përrallës klasike, Camila Cabello luan në rolin e Hirushes. Krahas këngëtares së famshme, yje të tjerë që interpretojnë në film janë edhe: Billy Porter, Idina Menzel, Pierce Brosnan, Minnie Driver, si dhe Nicholas Galitzine që luan rolin e princit simpatik, Robert.

“The D’Amelio Show”

Pas një fame të jashtëzakoshme, Charli dhe Dixie D’Amelio po i çojnë talentet e tyre nga TikTok në TV me premierën e shfaqjes së tyre të re reality. “The D’Amelio Show” do të shfaqë prapaskenat e jetës së familjes D’Amelio, pasi të gjithë luftojnë me statusin e tyre të ri si të famshëm.

“Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”

Filmi i fundit i Marvel prezanton fansat e superheronjve me personazhin e parë aziatik, Shang-Chi, një artist ushtarak i cili ishte stërvitur si vrasës në rininë e tij. Aktori Simu Liu luan në rolin kryesor dhe aktorja/komediania Awkafina luan shoqen e Shang-Chi, Katy-n.

“Lucifer”

Pas pesë sezoneve të suksesshme, komedia e Netflix, Lucifer do të debutojë sezonin e gjashtë dhe të fundit më 10 shtator. Në episodet përfundimtare, shfaqja trajton pasojat e emërimit të ri të Lucifer si Zot dhe si ndikon kjo në marrëdhënien e tij me Chloe.

“The Voyeurs”

Sydney Sweeney i Euphoria dhe Justice Smith i Generation janë protagonistë në këtë thriller erotik si Pippa dhe Thomas, një çift që zhvendosen në një apartament të ri. Kur shohin marrëdhënien armiqësore të çiftit në dritaren përballë tyre, dëshirat e tyre të brendshme i pushtojnë.

“Scenes from a Marriage”

Jessica Chastain dhe Oscar Isaac luajnë në miniserialin më të ri të HBO, “Scenes from a Marriage”. Seriali, i bazuar në një serial suedez me të njëjtin emër, ndjek shpërbërjen e martesës së një çifti me kalimin e kohës.

“The Premise”

Nga mendja e B.J. Novak e “The Office” vjen “The Premise”, një serial antologjie rreth botës së sotme, i mbushur me yje. Pjesëmarrës në serial do të jenë: Tracee Ellis Ross, Lucas Hedges, Kaitlyn Dever, Lola Kirke, Ben Platt, Jermaine Fowler, etj.

“Sex Education”

Seriali komedi i Netflix kthehet me sezonin e tretë më 17 shtator. Aktori Asa Butterfield, që luan protagonistin Otis Millburn, tha për The Guardian se do të ketë një “kërcim në kohë” midis sezoneve 2 dhe 3. Nga traileri, duket se ka një drejtoreshë të re në shkollën e mesme “Moordale”, të interpretuar nga Jemima Kirke, dhe ajo po i jep këtij vendi një përmirësim të madh, megjithatë, është e paqartë nëse mund të thuhet e njëjta gjë për marrëdhëniet e disa personazheve.

“Dear White People”

Më shumë se dy vjet pas premierës së sezonit të tretë, “Dear White People” është kthyer për sezonin e tij të katërt dhe të fundit. Drama e Netflix paraqet një grup studentësh me ngjyrë në një shkollë imagjinare “Ivy League”, ku ata përballen me racizmin, përvetësimin kulturor, stigmën LGBTQ+ dhe më shumë çështje sociale, pasi seriali harton jetën e studentëve me ngjyrë në hapësira historikisht të bardha.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit