MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet t’ia vazhdoj fëmijës vaksinimin edhe gjatë pandemisë?

12.08.2021 - 19:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet t’ja vazhdoj fëmijës vaksinimin edhe gjatë pandemisë?

Mjeku: Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) janë lënë disi pas dore procedurat rutinë të kujdesit për shëndetin, pothuaj në të gjithë gamën e tyre, si ato të ndërhyrjeve kirurgjikale minore ashtu edhe vizitat e rikontrollit tek mjeku i familjes.

Është e qartë që ka shumë pyetje mbi sigurinë e paraqitjes në spital apo në qendrat shëndetësore dhe një nga preokupimet është edhe vaksinimi i fëmijëve të vegjël sipas kalendarit të vaksinimit.

Frika nga COVID-19 bashkë me rregullat e kufizimit nëpër ambientet sociale si dhe mbyllja në shumë shtete, ka çuar në një ulje të ndjekjes së procedurave rutinë shëndetësore për fëmijët si dhe imunizimin bazë.

Në Sh.B.A pediatrit raportojnë se që nga fillimi i pandemisë të dhënat kombëtare tregojnë një rënie nga 42-73% të shkallës së vaksinimit në varësi kjo të burimit të informacionit dhe të llojit të vaksinës.

Humbja e këtyre rutinave të vaksinimit mund të jetë e dëmshme për fëmijët, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh që paraqesin edhe më shumë rrezik sesa COVID-19 përfshirë këtu edhe fruthin.

Mjekët pediatër rekomandojnë dhënien e informacionit mjekësor për prindërit mbi rëndësinë e ndjekjes së kalendarit të vaksinimit.
Kërko një konsultë pediatri

Rëndësia e vaksinimit

Edhe fëmijët janë në rrezik për t’u sëmurur nga COVID-19, fatmirësisht duke patur klinikë të moderuar apo të lehtë madje shpesh fare pa simptoma krahasuar me të rriturit.

Rekomandimet e pediatërve janë të tilla që tregojnë për rëndësinë e ndjekjes së kalendarit të vaksinimit të fëmijëve pavarësisht ankthit që mund të kenë prindërit lidhur me infeksionin COVID-19.

Sëmundjet që parandalohen nga vaksinat janë të pranishme në komunitet. Është e rëndësishme që të mos humbasim sensin e këtyre kërcënuesve seriozë të shëndetit. Nëse fëmijët nuk vaksinohen ata ekspozohen ndaj riskut të lartë për të zhvilluar sëmundje që mund të ishin parandaluar nga vaksinimi përfshirë fruthin, kollën e mirë, etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni erdhi, aplikojini menjëherë!

5 hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur nga gripi

Testi i dëgjimit i domosdoshëm

A dëgjojnë të porsalindurit?

Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit