MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A i dëmton diabeti veshkat?

23.08.2021 - 12:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A i dëmton diabeti veshkat?

Mjeku: Diabeti është një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave, ku shkakton dëmtim të enëve të vogla të gjakut dhe filtruesve të këtyre organeve. Prandaj ato e kanë të vështirë të pastrojnë gjakun. Gjaku grumbullon më shumë kripë dhe ujë seç duhet, dhe ka më shumë mbetje në sistem. Dëmtimi nervor i shkaktuar nga kjo sëmundje bën që urina të rikthehet sërish dhe dëmtojë veshkat nga presioni i lartë ose infeksioni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim