Për të pasur një stërvitje efektive shumë persona zgjedhin se çfarë konsumojnë para aktivitetit fizik. Por akoma ka debat për efektivitetin e kafesë si ‘’pre workout’’. A duhet ta konsumojmë para një stërvitjeje dhe a të jep vërtetë më shumë energji?
Një studim i vitit 2002 ka zbuluar se të konsumuarit kafe para se të bësh aktivitet fizik, përmirëson performancën fizike me 1.7%.
Disa studime të tjera tregojnë se të konsumuarit kafe përveçse përmirëson performancën fizike gjithashtu redukton lodhjen dhe ndihmon në perfomancën neuro-muskulare.
Ekspertja e neutricionit Rhiannon Lambert shpjegon se kafeja ka si përbërës aktiv kafeinën, i cili është një stimulant. Shumë njerëz zgjedhin të konsumojnë kafe para stërvitjes pasi përveçse përmirëson performancën fizike, ndikon edhe tek ajo mendore, duke na bërë më vigjilent.
Kafeina është përbërësi që të nevojitet para aktivitetit fizik. Kafeinën mund ta marrim në formën e kafesë, suplementeve ‘’pre-workout’’, ëmbëlsirave apo ndonjë pije tjetër sportive.
Për rezultate më të mira, këshillohet të pihet 1 kafe 45-60 minuta para stërvitjes dhe mund t’i shtoni pak qumësht, por evitoni pijet me shumë sheqer pasi ndikojnë për keq në tretje dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje stomaku.
E thënë thjesht kafeina ndihmon që trupi të gjenerojë më shumë energji tek muskujt.
Anne Larchy, neutricioniste, thotë se pavarësisht këtyre efekteve pozitive, kafeja si ‘pre-workout’ nuk është një shkencë ekzakte. Nëse je një nga ata njerëz që ka efekte anësore nga kafeina si: rrahje të shpeshta zemre apo dridhje të duarve atëherë konsumimi i kafeinës para palestrës nuk është aq ide e mire.
Kafeina gjithashtu stimulon trurin dhe nëse vuani nga ankthi përpiquni ta konsumoni në moderim dhe të qëndroni të hidratuar. Nëse zakonisht stërvitesh në darkë është mirë të evitosh konsumin e pijeve që përmbajnë kafeinë të paktën 6 orë para se të flini sepse gjithashtu shkakton pagjumësi.