MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të maskojë diabeti një atak në zemër?

18.08.2021 - 11:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të maskojë diabeti një atak në zemër?

Mjeku: Nëse keni diabet, me shumë mundësi e dini që ai ndonjëherë shkakton neuropati apo dëmtime të nervave. Por ajo që mund të mos dini është që ndonjëherë neuropatia e lidhur me diabetin mund të maskojë simptomat e sëmundjeve të zemrës, apo të bëjë që mos të kuptoni shenja të rëndësishme të sulmit në zemër.

Më shumë se 2/3 e njerëzve me diabet do të përfundojnë duke pasur një lloj neuropatie. Tipi më i zakonshëm është dëmtimi i nervave periferikë, që shkakton mpirje, ndjesinë e mizave apo dobësinë në duar apo këmbë.

Por është edhe një lloj tjetër, më serioz, neuropatia autonome, që mund të dëmtojë nervat që shkojnë në zemër, fshikëzën e urinës, zorrë apo vaza të gjakut. Kur kjo ndodh trupi e ka të pamundur për të rregulluar funksione të tilla si urinimi, apo ndjesitë si p.sh. dhimbja në këto zona.

Pra të vuash nga diabeti, është një problem i dyfishtë. Jo vetëm që jeni në risk më të lartë për neuropati, por keni edhe më shumë shanse të vuani nga sëmundje të zemrës. Nëse neuropatia dëmton nervat që shkojnë në zemër, ju mund të mos i vini re simptomat treguese të sëmundjeve të zemrës, si p.sh. dhimbja e kraharorit. Ja se çfarë duhet të dini:

Mos injoroni shenjat e lehta

Nëse keni diabet, intonohuni me trupin tuaj. Mësoni të kuptoni çdo shenjë të pazakontë.

Nëse keni simptoma të sulmit në zemër, flisni menjëherë me mjekun Mos prisni të shihni nëse dhimbja largohet apo jo. Gjithashtu, problemet me tretjen, që nuk kalojnë shpejt janë shpesh një shenjë e sulmit të zemrës.

Mos I neglizhoni asnjëherë kontrollet rutinë me mjekun. Testet vjetore mund të evidentojnë një problem përpara se simptomat të fillojnë. Trajtimi i hershëm mund të parandalojë mundësinë që çështje të vogla të kthehen në të mëdha.

Cilat janë shenjat e sulmit në zemër?

Nëse keni neuropati, simptomat që mund të jenë shumë të dukshme te dikush tjetër, mund të mos jenë dhe aq të dukshme për ju. Kërkoni për ndonjë nga shenjat e mëposhtme:

– Dhimbje gjoksi apo ndjesia e të qenit plot
– Nauze
– Djegie ne kraharor
– Lodhje e pazakontë
– Dhimbje të nyjave, qafës apo krahut të majtë – veçanërisht te femrat
– Vështirësi në frymëmarrje, edhe pa aktivitet të shtuar
– Marramendje
– Djersitje ose lagështi e duarve pa sforcim

Çfarë duhet të dini rreth neuropatisë?

Nuk mund ta shmangni gjithmonë neuropatinë, por ndryshimet e stilit të jetesës mund të ndihmojnë të zvogëloni riskun edhe nëse keni diabet.

Të mbajturit e niveleve të glukozës në gjak në një kufi të shëndetshëm është shumë e rëndësishme, mund ta bëni këtë duke ruajtur një peshë të shëndetshme, duke bërë ushtrime rregullisht, si dhe duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Gjithashtu shmangni duhanpirjen dhe kufizoni alkoolin.
Kërko një konsultë endokrinologu

Nëse mendoni që mund të keni neuropati autonome, kërkoni për këto simptoma:

– Marrje mendsh ose të fikët kur qëndroni në këmbë
– Probleme urinare si inkontinencë apo paaftësi për ta zbrazur plotësisht fshikëzën
– Vështirësi seksuale si disfunksion erektil apo libido të ulët
– Vështirësi të traktit tretës, si humbje oreksi, vështirësi në gëlltitje apo djegie në stomak
– Djersitje të shtuar apo mos-djersitje fare
– Intolerancë ndaj ushtrimeve fizike

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, flisni menjëherë me mjekun tuaj. Një diagnostikim dhe trajtim i hershëm mund të ndihmojnë në ngadalësimin e dëmtimit të nervave si dhe riparimin e problemeve. Opsionet e trajtimit për neuropatinë mund të përfshijnë:

– Medikamente për dhimbjen
– Fizioterapi
– Terapi okupacionale për t`u përballuar me dhimbjen dhe humbjen e funksionit
– Mjete ndihmëse si protezat për të rritur lëvizshmërinë dhe ulur dhimbjet
– Ndryshime në ushqyerje

Nëse keni diabet tipi II, kërkojini mjekut tuaj t’ju kontrollojë çdo vit për neuropati autonome. Nëse keni diabet tip I, rekomandohen kontrolle vjetore duke filluar nga 5 vite pas diagnostikimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga dëshirë për të përtypur akull deri tek...

10 mënyra me të cilat trupi juaj po thotë se diçka nuk shkon

Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë