A mund te me thote dikush, me fakte jo pallavra, pse jane kunder pjesemarrjes se Goran Bregovic ne Festen ne Korce?
Une e njoh per muzikant te madh, plagjiature dhe oportunizem politik (ne pergjithesi shkon atje ku ka para dhe fame dhe i ka fituar te dyja. Dikur deklaronte se ishte komunist dhe Titoist fanatik, pastaj kozmopolit perendimor dhe se fundi i shkel syrin Putinit dhe pansllavizmit. Fillimisht ka qene kunder Miloshevicit dhe fare neutral ne luftrat e ish Jugosllavise). Per me shume nuk eshte hera e pare qe viziton Shqiperine: me 2006 z. Edi Rama si Kryetar Bashkie i Tiranes i fali celesin e qytetit dhe nuk u degjua asnje lloj kritike, as ne Jug as ne Veri. Ne intervistat e tij ka lavderuar muziken shqiptare te cilen ka thene se eshte pjese e repertorit te tij Ballkaniko-Mesdhetar.
E bej kete pyetje sepse para disa vitesh bera thirrje per bojkotin e nje kengetari grek te muzikes turbo-folk, Notis Sfakianakis, i cili ishte shprehur hapur pro partise naziste greke Agimi i Arte. Megjithe zhurmen qe e u be koncerti u zhvillua sepse kishte perkrahjen e bosave te TV dhe politikes Shqiptare. Por nuk kuptoj pse Gorani, megjithese i papersosur, duhet te bojkotohet? Vetem e vetem sepse deklaron se ka nostalgji per Jugosllavine? Apo sepse eshte mik me Kusturicen (do kuptoja shume mire te bojkotohej Kusturica si perligjes i masakrave Serbe)? Apo sepse morri pjese ne koncertin e Putinit ne Krime (prandaj dhe qeveria polake i ndaloi hyrjen ne Poloni para pak vitesh)? Me thoni nje argument te qarte qe ta di edhe une.
(Se fundi: a e dini se sa e varfer eshte jeta kulturore ne Shqiperi? Duhet te jemi ne kete moment vendi me prodhimtarine me te ulet kulturore ne bote, ndoshta. Aq te ulet dhe mjerane sa ne Bienalen e Venecias dergojme te na perfaqesoje filmi “Beni Ecen Vet” dhe nuk bezdiset askush – sepse shumica as qe e dine cfare eshte Bienalia e Venecias apo nuk duan t’ja dine fare as per art as per kulture. Shpresoj te diskutojme po me kaq pasion sa per Goranin arsyet e mjerimit tone kulutor)
Më poshtë gjeni shkrimin e tre viteve më parë nga Gazmend Kapllani, kur Notis Sfakianakis do të këndonte në Tiranë.
Dje në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë, rrahën kryetarin e bashkisë se qytetit Janis Butaris. Një burr i mençur dhe trim që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik me të cilin është mbruajtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek.
Butari është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Ortodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Përse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta, si për shembull, flet për holokaustin e hebrejve të Selanikut (një qytet universiteti i të cilit është ndertuar mbi varrezat e hebrejve te qytetit!); flet per te kaluaren e nje qyteti, Selanikut, qe dikur ishte nje nga qytetet me kozmopolite ne Mesdhe dhe qe vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer ne nje province ku mbizoteron fjala e talibaneve ortodokse dhe e paranojes nacionaliste.
Por une per tjeter gje doja te shkruaja. Kur isha ne Tirane, javen e kaluar, pash afishe te nje koncerti qe do jepet ne Tirane ne daten 24 Maj, te nje kengetari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis kendon tallava greke, te quajtur ne greqisht edhe “muzike skiladhiko”, ose ne shqip “muzike qence” apo “muzike hum-hum”. Nejse, ne nje shoqeri te hapur njerezit jane te lire te degjojne dhe te adhurojne edhe muziken hum-hum.
Problemi eshte se Sfakianakis eshte nje fashist i hapur, i cili i ka quajtur Shqiptaret “plehra”, qe jep koncerte per nazistet e Agimit te Arte dhe nxit urrejtjen dhe paranojen nacionaliste ne Greqi (pervec faktit qe eshte nje ufolog qe beson se Greket jane race aq superiore saqe e kane prejardhjen nga jashte-tokesoret!).
Me beri pershtypje qe ata qe Sfakianakis i quan “plehra” do paguajne 100 apo 200 euro per bilete qe t’a degjojne, ndersa ne Greqi biletat per koncertet e tij nuk i kalojne zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shume pare te piste qe qarkullon ne Shqiperi, shume “plehra”, mendoj, s’i kane per gje 200 euro per nje nate.
Por ajo qe te shokon ne rastin e atdheut tone ende-geto eshte se ne nuk adhurojme dhe respektojme vetem anet me te keqija te vetvetes por edhe anet me te keqija te te tjereve.
Koncerti i ketij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjelles nuk eshte vetem ofendim i rende per Shqiptaret. Eshte ofendim i rende edhe per njerezit demokrate ne Greqi dhe kudo ne Ballkan dhe Europe.