“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A shkakton dehidratimi dhimbje koke?
Mjeku: Dhimbje koke dhe ndjeshmëri: janë disa nga shenjat e mundshme që tregojnë se trupit tuaj i mungon uji. Kjo shkakton dhimbje koke të bezdisshme, si dhe migrenë. Për më tepër, dehidratimi redukton qarkullimin e oksigjenit dhe gjakut në tru. Kur vuani nga dhimbjet e kokës, pini ujë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim