04.08.2021 - 11:26
Vlora është përfshirë nga flakët prej 12 ditësh. Vatrat e zjarrit janë sërish aktive në malin e Dukatit mbi Pashaliman. Ndërkohë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve është ndërhyrë sërish nga ajri.
Gjithashtu në terren ndodhen forca të ushtrisë, ndërsa situata paraqitet më e qetë krahasuar me ditët e kaluara. Situata ka vijuar të mbetet shqetësuese prej ditësh.Në këtë zonë ka ndërhyrë helikopteri i Forcave të Emergjencës Civile për të neutralizuar flakët.
Gjithashtu më herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka udhëzuar ushtrinë për të mbështetur shërbimet zjarrfikëse në shuarjen e flakëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagon ministri Peleshi: Të identifikojmë përgjegjësit!