15.08.2021 - 19:40
Amabsadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar vendimin e qeverisë për të strehuar refugjatë afganë të kërcënuar nga talebanët në vendin e tyre.
Znj.Kim ka shpërndarë deklaratën e Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.
Pikërisht znj.Kim thotë se kur besa ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim e mirësi.
Ajo shprehet krenare që SHBA e quan Shqipërinë mike dhe aleate.
STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA
BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.