MENU
klinika

“Do doja t’i përqafoja”

Arbana Osmani i uron mirëseardhjen afganëve

27.08.2021 - 15:40

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Ky ishte grupi i parë, e mes tyre kishte fëmijë dhe 11 foshnja.

Të parët që i uruan mirëseardhjen ishin kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Edhe personazhe të tjerë, që kanë qenë pro prej fillimit për ardhjen e afganëve, sot iu kanë ardhur mirëseardhjen.

Ndër ta ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani. Ajo ka publikuar një foto në Instastory, të një nëne afgane me fëmijën e saj në krah. Krah fotos Arbana ka shkruajtur: “Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njerëz. Mirë se vini!”.

Qytetarët afganë, pas procedurave do i drejtohen një strukture hoteliere në Durrës ku ata do të strehohen. Sipas një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, para se të shpallen emrat e kabinetit të ri, u vendos se koha e qëndrimit të tyre do të jetë 12 muaj.