MENU
klinika

"Cilët fëmijë janë pa shtëpi nga tërmeti?"

Ardhja e afganëve, Rama: Gjendja në vend s’ka qenë më mirë se sot

29.08.2021 - 09:59

Ardhja e afganëve në Shqipëri ka sjellë shumë reagime veçanërisht në rrjetet sociale. Ka nga ata qytetarë që janë kundër një vendimi të tillë të marrë nga qeveria shqiptare, duke e shprehur këtë edhe në komente në faqen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo i ka rënë në sy edhe vetë këtij të fundit i cili ka zgjedhur të replikojë me disa prej tyre që thonë se gjendja e vendit tonë nuk është në atë pikë sa të mendojë të strehojë të huaj.

Rama shprehet se gjendja është më e mirë se asnjëherë dhe do vazhdojë të bëhet më mirë. Rama u përgjigjet edhe atyre që thonë se shqiptarët kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit duke e lidhur këtë me strehimin e afganëve.

Ai thekson se nuk di të ketë fëmijë që ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti duke u kujtuar atë që kanë kaluar shqiptarët 30 vite më parë.

REPLIKAT

Komentuesi 1: Eee ti mire ben qe i ndihmon por ne fund edhe kta do ikin me vrap keshtu siq po vete gjendja ne vend

Rama: Gjendja ne vend s’ka qene asnjehere me e mire se sot dhe do behet me e mire vetem me pune e me durim! Te pershendes

Komentuesi 2: Nuk jam kundra se ke marr po me vjen keq per avganet se kan ardhur me nje veq te varfer ashtu siq ishin

Rama: Mos ua qaj hallin as afganeve e as ketij vendi, se i varferi i vertete eshte ai qe barkun e ka plot, po koken e ka bosh!

Komentuesi 3: Ca esht ky turp, femijet qe ngelen pa shtepi nga termeti ngelen rrugve edhe keta mire qe i cuat ne hotele po i beni edhe dhurata ….

Rama: Cilet femije kane mbetur pa shtepi rrugeve nga termeti di te me tregosh ndonje te vetem qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj sic ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare!

Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN