MENU
klinika

Jo thjesht një këngë

Arilena dhe Dafina kanë ndërmarrë një mision

28.08.2021 - 09:56

Dueti i Dafina Zeqirit me Arilena Arën do të publikohet sot. Lajmin e ka bërë me dije vetë Arilena nëpërmjet një videoje me sekuenca nga klipi i këngës.

“Thirr policinë” quhet projekti, i cili është pjesë e albumit të Arilenës me titull ‘Popart’. Arilena solli pak javë më parë dhe një duet me Noizy-n me titull “Murderer”.

Gjithashtu këngëtarja pritet të sjellë këngë dhe me 2PO2 si dhe Gjon’s Tears, projekte të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e albumit të saj.