MENU
klinika

“Brenda vjeshtës lidhet Sauku me Martenitetin e Ri”

Balluku: Në Lotin 2 janë realizuar 50 për qind e punimeve

02.08.2021 - 09:11

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar sot nga afër punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në Lotin 2, Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja. Sipas ministres deri më tani në këtë segment janë realizuar 50 për qind e punimeve.

“Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin. Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve”, shkruan Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës tha se para datës 31 gusht do të hapet loti i 5 i Unazës së Re.

“Kemi vënë një afat të 31 gushtit. Para kësaj date, ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera. Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha Lotet. Janë dashur ndërhyrje për 2.3 km që nuk bëhen as për 60 km. Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re, për të lidhur sheshin Shqiponja, bulevardin e ri”, u shpreh Balluku.