MENU
klinika

​Abdixhiku takon Zaev

“Bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë pa të gjitha shtetet”

20.08.2021 - 12:51

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi.

Kryetari Abdixhiku dhe kryeministri Zaev theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian.

Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues.

Sipas një komunikate të LDK-së, palët u dakorduan të vazhdojnë takimet e komunikimet e hapura e të drejta.

Ky takim është vazhdim i një sërë takimesh, ku ditë më parë kryetari Abdixhiku bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku ka shtruar çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në ditët në vijim kryetari Abdixhiku do të takohet edhe liderët tjerë të shteteve fqinje për të diskutuar për partneritetin dhe perspektivën evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje