Klubet e futbollit shpesh personifikohen me ikonat e tyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. I tillë ishte edhe Gerd Muller për Bayern Munchen, legjendë e futbollit gjerman dhe mbajtësi i rekordeve të golave në Bundesliga.
Ai ndërroi jetë në moshën 75 -vjeçare. Bayern Munich, klubi i tij historik, mban zi për vdekjen e kampionit: “Sot bota e Bayern ndalet. Kampionët gjermanë dhe të gjithë tifozët e tij vajtojnë Gerd Muller, i cili vdiq të dielën në mëngjes në moshën 75 vjeç”.
FC Bayern are mourning the passing of Gerd Müller.
The FC Bayern world is standing still today. The club and all its fans are mourning the death of Gerd Müller, who passed away on Sunday morning at the age of 75.
— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 15, 2021
Nga e gjithë bota në fakt kanë ardhur mesazhe ngushëlluese për humbjen e madhe edhe pse legjenda gjermane vuante prej vitesh nga Ahlzamier, sëmundja e pashërueshme që i mori kujtesën dhe nisi ti paralizonte çdo pjesë të trupit.
Gerd Müller is one of the most important players in the history of FC Bayern.
Photos from an extraordinary career: https://t.co/xScSrcqWpE pic.twitter.com/CgY4VFGo4s
— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 15, 2021