MENU
klinika

Edhe pse përdoren të njëjtat vaksina

BE njeh certifikatën dixhitale të Turqisë dhe M. së Veriut, por jo të Shqipërisë

20.08.2021 - 14:00

Komisioni Evropian ka vendosur të njohë ditën e djeshme çërtifikatën e vaksinimit të Maqedonisë së Veriut, më herët ka pranuar edhe të Turqisë dhe Ukrainës.

Edhe pse Shqipëria ka përdorur të njëjtat vaksina si këto shtete, nuk njihet nga sistemi dixhital i Bashkimit Evropian. Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit.

Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë është Coronavac, e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.

Por në një kohë që prej datës 20 gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar.

Kjo, pavarësisht se shqiptarët përdorin të njëjtat vaksina si turqit, por edhe Pfizer e Astrazeneca, të cilat njihen nga BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të shohim se si mund t'i ndihmojmë..."

BE diskuton sot mbi vaksinat për Ballkanin Perëndimor

VOA: Si mund të merret dokumenti dhe çfarë përfitime kanë qytetarët

Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e certifikatave të vaksinimit