MENU
klinika

Skënder Brataj

Beteja kundër viruseve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, vendimtare

23.08.2021 - 20:11

Nga Skënder Brataj

Hunda, tonsilat dhe faringu, këtu mund të luhet beteja vendimtare kundër koronavirusit. Pikërisht këtu, në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, një grup shkencëtarësh italianë dhe amerikanë, kanë zbuluar një ndryshim që mund të jetë vendimtar midis personave që zhvillojnë forma të rënda të Covid-19 dhe atyre që zhvillojnë forma të lehta edhe pse ngarkesa virale është e njëjtë te të dy grupet. Ky ndryshim vihet re në molekula të veçanta, ato të interferonit. Studimi tregon se nivelet e ulëta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nuk janë të mjaftueshme për tu mbrojtur nga virusi. Është parë se niveli i ulët në rrugët e sipërme të frymëmarrjes te këta të sëmurë i interferonit, ka rezultuar me komplikanca të rënda. Niveli i lartë i interferonit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes pwrkundrazi, ka rezultuar se këta pacientë kanë pasur forma të lehta të sëmundjes pa komplikacione nga Covid-19. Ky fenomen ka rezultur më pak në pacientët e moshuar.

Studimi, i botuar në Cell, është rezultat i bashkëpunimit midis Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë të Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos dhe Divizionit të Imunologjisë të Spitalit Pediatrik të Bostonit, Universiteti i Harvardit. Studiuesit përshkruan dallimet molekulare midis infeksioneve nga SARS-CoV-2 me forma të rënda dhe të lehta, duke identifikuar një element të rëndësishëm në përgjigjen e interferonit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Ne zbuluam se nivelet e larta të tipit III dhe, në një masë më të vogël interferoni i tipit I, karakterizojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes të pacientëve me rrezik të ulët, në format e lehta, por me ngarkesë të lartë virale. Me fjalë të tjera, prania e virusit stimulon një përgjigje që vepron jo vetëm si një stimulues për përgjigje imunitare, por edhe për një kontroll efektiv të virusit në këtë nivel, shpjegon Nicasio Mancini, Drejtor i Shkollës së Specializimit në Mikrobiologji dhe Virologji të Universitetit Vita-Salute San Raffaele.

Ndërsa një përgjigje më pak efektive siç është vërejtur në personat e moshuar që kemi studiuar, mund të çojë në njw përfshirje masive të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Interferonet edhe pse tw pranishëm, nuk janw më në gjendje të kontrollojnë infeksionin dhe prodhimin masiv të mediatorëve të tjerë inflamatorë, vazhdon eksperti, i cili koordinoi grupin e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë të universitetit milanez, të drejtuar nga Massimo Clementi dhe bashkëpunoi me Ivan Zanoni, një imunolog në Universitetin e Harvardit.

Këto të dhëna, theksojnë më tej se si interferonët luajnë role të kundërta në zona të ndryshme anatomike të aparatit respirator. Prodhimi efikas në rrugët e sipërme të frymëmarrjes mund të çojë në një eliminim më të shpejtë të virusit dhe të kufizojë përhapjen e tij në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Sidoqoftë, kur virusi i shpëton kontrollit imunitar në rrugët e sipërme, edhe pse prodhimi i interferonit është i bollshëm në rrugët e poshtme, ai jo vetëm që nuk është në gjendje të kufizojë virusin në mënyrë efektive, por kontribuon në stuhinë e citokinave që shkaktojnë dëmtimin tipik të indeve për pacientët me Covid-19 të formave të rënda.

Nëse dihet se format e rënda karakterizohen nga një prodhim i tepërt i mediatorëve imunitar, roli i interferoneve, në veçanti ato të tipit III, mbeti ende për t’u sqaruar, edhe pse në punimet e mëparshme kishte prova kontradiktore, shpjegojnë shkencëtarët. Pacientët me forma të rënda tregojnë përgjigje të ulët të interferonit në rrugët e sipërme, ndërsa një prodhim shumë i lartë dhe i zgjatur i interferoneve në indin pulmonar është përshkruar tek pacientët me prognozë të keqe. Studiuesit sapo publikuan rezultatet donin të përcaktonin rolin e interferonit në evolimin e Covid-19, prandaj analizuan mënyrën dhe nivelin e shprehjes së interferoneve dhe transkriptimet e tyre në mostrat nga trakti i sipërm dhe i poshtëm i rrugëve të frymëmarrjes, i subjekteve me forma të ndryshme klinike të Covid-19.

Ky konkluzion, përfundon Massimo Clementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë të Universitetit Vita -Salute San Raffaele, ofron disa konfirmime të motivuara dhe të rëndësishme në praktikën klinike me pacientët Covid-19. Pacientë të moshave të reja me ngarkesë virale të lartë përgjigjen në mënyrë efikase duke kontrolluar simptomatologjinë dhe pa prekur rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ky rezultat siguron një indikacion deri para disa vitesh të paimagjinueshëm mbi rëndësinë e imunitetit jospecifik në ecurinë e një sëmundje virale.

Një konkluzion që që do të thelohet më tej dhe do të aplikohet në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka pësuar mutacion"/ Brataj: Trajtim falas në banesa

“Vala e shtimit të rasteve me COVID, nga mesi i tetorit”


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”