MENU
klinika

Në Kolonjë 25 ha pyje të shkrumbuara

Bilanci/ Izolohen zjarret në Korçë

14.08.2021 - 11:24

Zjarret në Kolonjë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Mësohet se janë djegur mbi 25 ha pyll me ah, dushk dhe mare.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’, të izoluara plotësisht janë edhe vatrat e zjarrit në bashkinë e Korçës, ku 30 ha pyll me pisha dhe ah u shkrumbuan në Krushove dhe 150 ha te tjera u dëmtuan nga flaket. Në Gjonomadh u dogjën rreth 5 ha pyll me pisha, ndërsa në Lëshnicë dëmet ishin në bimësi të ulët dhe shkurre. Po ashtu, në zonën e Vithkuqit, ku zjarri kërcënoi seriozisht Manastirin e Shën Pjetrit, zjarri shkretoi një sipërfaqe halorësh prej 2 ha.

Të mëdha ishin demet edhe në zonën e mbrojtur të Gurit të Nikes në Pogradec, ku bilanci paraprak flet për 40 ha pyll të përshkuara nga zjarri. Në total zjarret e kësaj verë në juglindje kanë djegur dhe përshkuar mbi 250 ha pyje, shumica e të cilëve halore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendi nën ndikimin e masave ajrore afrikane

IGJEUM tregon zonat që rrezikojnë nga zjarret të shtunën