MENU
klinika

Pesë netët e festës

“Birra Korça” dhe “Tirana” thyejnë rekordin e shitjeve

23.08.2021 - 10:12

Nata e pestë, që ishte edhe finalja e Festës së Birrës në Korçë, filloi mbrëmë me një atmosferë fantastike, të ndezur si asnjëherë më parë.

Qytetarët nisën të dynden drejt terminalit të autobusëve që në nisje të koncertit final. Ndërkohë, në të gjitha tryezat nuk mungonin gotat e birrave “Korça” dhe “Tirana” për ta bërë sa më të këndshme atmosferën. “Birra Korça” dhe “Tirana” kanë thyer pritshmëritë këtë vit në Festën e Birrës, falë interesit të jashtëzakonshëm nga turistët shqiptarë e të huaj që vendosën që këto 5 ditë t’i kalojnë në qytetin e serenatave për të festuar. Drejtori i Shitjeve të “Birrës Tirana”, Erind Gjoni, në një prononcim për “News 24”, ka deklaruar se birra që ai përfaqëson ka tejkaluar pritshmëritë deri më tani në Festën e Birrës në Korçë. Ndryshe nga netët e tjera, organizatorët ishin kujdesur që në sheshin para skenës të mos ishte turma e njerëzve që qëndronin në këmbë, por të gjithë të ishin të ulur në tavolina dhe të shijonin një festë me standard të lartë, ashtu si dhe birra që ofrohet aty e që mban emrin e qytetit të Korçës.

DREJTORI I SHITJEVE

Drejtori i Shitjeve të “Birrës Tirana” theksoi se interesi për birrën ka qenë i lartë. “Kemi 11 stenda. Interesi ka qenë shumë pozitiv dhe i madh. Birra bionde ka një ecuri shumë të kënaqshme këtu dhe te Pazari. Qytetarët festojnë me birrën tonë të freskët dhe të përmirësuar”, tha ai. Në fakt, drejtori i Shitjeve veçon surprizat e këtij viti që është birra bionde dhe birra e kuqe me fuçi që serviret me kriko, sipas të cilit qytetarët i kanë preferuar shumë. “Te terminali kanë qenë shitjet pak mbi pritshmëritë. Ishin përgatitur, patëm një surprizë për shkak të cilësisë së birrës së re bionde. Kemi pasur risi, për herë të parë kemi sjellë dhe birrën e kuqe ne fuçi, me kriko, që është pritur mjaft mirë. Qytetarët e provuan ditën e parë dhe e kanë vijuar. Është lajm i mirë për këtë brand”, tha Gjoni. Po ashtu, drejtori i Shitjeve të “Birrës Tirana” tha se pret një sukses tjetër në natën finale. “Ne ishim përgatitur duke pasur parasysh shitjet e 2018 dhe 2019. Parashikimi është që shitjet janë tejkaluar. Do kemi dhe sukses të radhës në këtë natë finale”, e mbylli ai.

MASAT E SIGURISE

Ardhja e këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë për të performuar në natën e 5-të dhe të fundit të Festës së Birrës u shoqërua edhe me masa të rrepta sigurie. Për herë të parë në historikun 15-vjeçar që prej krijimit të kësaj feste, pjesëmarrësit nuk mund të ishin aq të shumtë në numër, pasi hyrja ishte me biletë. Policia, përveç ruajtjes së një perimetri të gjerë të zonës përreth terminalit ku u zhvillua festa, u sigurua që brenda terminalit çdo person të hynte i kontrolluar për të mos lejuar që brenda hapësirës së festës të futeshin mjete apo sende të palejuara. Gati 250 punonjës Policie nga të gjitha komisariatet e Qarkut të Korçës u angazhuan në terren për të siguruar mbarëvajtjen e festës dhe për të mos lejuar asnjë incident gjatë performancës së këngëtarit Bregoviç, pjesëmarrja e të cilit në këtë festë është shoqëruar edhe me reagime të ashpra kundër ardhjes së tij përmes njerëzve në rrjete sociale. Pas dreke, Bregoviç mbërriti në Korçë dhe u akomodua në një prej hoteleve në qendër të qytetit, ku gjithashtu ishin marrë masa për ruajtjen e tij.

Mbi 2000 pjesëmarrës ndoqën performancën e tij deri në mesnatë në Festën e Birrës, pa diskutim të ulur në tavolina dhe duke shijuar “Birrën Korça” apo “Birrën Tirana”, që për 5 net radhazi kanë qenë zgjedhja kryesore e banorëve të Korçës apo vizitorëve që ishin në festë. Ashti siç ishte njoftuar edhe një ditë më parë nga Bashkia e Korçës, këngëtari Bregoviç dhe banda e tij e nisën performancën duke kënduar shqip. Kënga “Kosovska”, një hit i njohur i kënduar prej vitesh, i dha menjëherë atmosferën e duhur dhe shumë adrenalinë festës e të gjithë atyre që kishin zgjedhur ta shijonin këtë natë të festës së birrës.

“Birra Korça” më e preferuara, mijëra gota në 5 netët e festës

“Kemi disa ditë në Shqipëri dhe vizituam edhe Korçën. Festa shume e bukur. Zgjodhëm ‘Birrën Korça’ sepse na e rekomanduan. Të gjithë na thanë që kjo është birra më e mirë në Shqipëri. Nuk po e provojmë për herë të parë në Korçë. E kemi provuar që në fillim të turit tonë nëpër qytetet e tjera dhe sigurisht që në Korçë pihet ‘Birra Korça’. Është e shkëlqyer, e lehtë dhe mund të pish sa të duash pa u shqetësuar”, shprehen dy turistë nga Holanda, Sjors dhe Anouk Stevers.

Në tavolinat e tejmbushura me njerëz, gotat piheshin njëra pas tjetrës, edhe ata njerëz që prisnin me shpresën se do të gjenin vend te ndonjë tavolinë më parë kishin kaluar nga stendat e birrës tradicionale, që zor se mund t’i rezistohet. Alisa Hyska tregon se në dy netët e para kërkesa për birrën ka qenë shumë e lartë e po ashtu në natën e 3-të ka ardhur në rritje.”

Si kanë qenë shitjet e “Birra Korça” këtë mbrëmje?

Ka pasur shitje maksimale. Fluksi i madh i atyre që vijnë dhe kërkojnë “Birra Korça”. Më ka befasuar durimi i tyre për të qëndruar edhe në radhë madje. Askush nuk largohej pa marrë “Birrën Korça”. Kemi qëndruar deri sa është larguar qytetari i fundit në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur. Nga nata e parë e deri tani nuk di të them sa gota birre kam mbushur, por janë me mijëra. Të gjithë kërkojnë “Birra Korça”.

Kush e preferon më tepër “Birrën Korça”?

Kemi pasur shumë shitje, “Birra Korça” preferohet shumë nga korçarët, edhe turistë ka shumë që duan “Birrën Korça”, se kanë dëgjuar që është birra e qytetit dhe duan ta provojnë. Më shumë janë turistë shqiptarë, po kam parë dhe të huaj. Të huajt blejnë shumë.

Çfarë përshtypjesh ndajnë me ju?

Pa diskutim që e kanë konsideruar birrën më të mirën në vend, ashtu siç është realisht. Nuk është se mbetet kohë për të komunikuar shumë me ta sepse ka fluks, por shpesh thonë më jep një birrë të shkëlqyer apo fjalë të mira e sigurisht që vijnë të marrin gotën e dytë, të tretë e kështu me radhë. Festa ka qenë vërtet e bukur dhe kjo falë “Birrës Korça”, e cila u ka mundësuar shijen e saj qytetarëve.