MENU
klinika

Qeveria dënon ashpër incidentin

Burkina Faso, vriten 12 ushtarë në një sulm terrorist

10.08.2021 - 07:38

Në sulmin terrorist në verilindje të Burkina Fasos 12 ushtarë u vranë dhe 7 ushtarë tjerë u zhdukën.

Në një deklaratë nga Ministria e Komunikimeve, njoftohet se kolona ushtarake u sulmua në Boucle de Mouhoun teksa kalonte nëpër qytetin Toeni.

Gjithashtu thuhet se në sulm 12 ushtarë humbën jetën, 3 ushtarë u plagosën dhe nuk ka informacione për 7 ushtarë të tjerë.

Ministri i Komunikimeve, Ousseni Tamboura, theksoi se qeveria dënoi ashpër incidentin dhe ftoi njerëzit e rajonit të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë.

Në vend më 4 gusht në vendndodhjen Markoye afër kufirit me Nigerin u vranë 15 ushtarë në një sulm të dyfishtë.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DAESH-in që veprojnë në shtetin fqinj në Mali, që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.

Edhe pse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin e saj tjetër Nigerin në Sahel, nuk mund të dobësojnë fuqinë e grupeve terroriste të stacionuara në Mali.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), 17.500 njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi për arsye sigurie që nga fillimi i vitit.

Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”