MENU
klinika

"Unë nuk dua të fshihem pas një pëlhure si një perde"

Çfarë do të thotë të jesh një grua në Afganistan?

16.08.2021 - 13:07

Pas marrjes në kontroll të Kabulit, kryeqyteti afgan nuk po boshatiset vetëm nga diplomatët e huaj, por edhe nga banorët që përpiqen të shpëtojnë duke rrezikuar edhe jetën e tyre. 5 persona kanë humbur jetën në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje masive për tu larguar nga vendi.

Por çfarë do të thotë marrja e pushtetit nga talebanët për gratë afgane?

Në një artikull, The Guardian flet për humbjen e lirive që gratë fituan në vitin 2001. Shkrimtarët Zainab Pirzad dhe Atefa Alizada kanë theksuar se kostoja e burkas është rritur shumë pasi gratë e regjimit po nxitojnë të blejnë këto rroba të cilat të mbulojnë të gjithë trupin duke lëne vetëm sytë.

Burka, e cila u bë një simbol ndërkombëtar i shtypjes së grave nga talebanët gjatë viteve 1990, është “rikthyer” përsëri duke detyruar gratë e moshuara ta nxjerrin nga dollapët e tyre dhe një pjesë të detyrohen ta blejnë.

Fawzia, një 60-vjeçare, tha : “Të gjitha gratë e moshuara mund të tregojnë se sa e vështirë ishte jeta e një gruaje në të kaluarën. Unë jetoja në Kabul në atë kohë dhe mbaj mend që shumë gra dhe vajza të cilat dilnin nga shtëpia pa veshur burka rriheshin”.

Vajza e saj më e vogël, Miriam, thekson se ajo është e shqetësuar për ngjarjet e reja, pasi burri i saj e detyroi atë të blinte një burka, në mënyrë që të mos tërheqë vëmendjen e talebanëve kur të dalë jashtë.

Miriam i përket shumicës së grave në Kabul, pasi dy të tretat janë nën moshën 30 vjeç dhe nuk kanë jetuar nën regjimin taleban. Madje diskutimi nëse duhet të veshin ose jo burka ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta familjare.

Prindërit e studentes 26-vjeçare Habiba i janë lutur asaj dhe motrave të veshin burka.

“Nëna ime beson se mund të na mbrojë duke na detyruar të veshim burka,” tha ajo. “Por ne nuk kemi një veshje të tillë në shtëpinë tonë dhe nuk kam ndërmend ta blej atë. Unë nuk dua të fshihem pas një pëlhure si një perde.

Nëse vesh një burka, kjo do të thotë se kam pranuar qeverinë talebane. Unë nuk dua të më kontrollojnë. Është si të vuash dënimin me burg në shtëpi. Kam frikë se do të humbas gjithçka që kam fituar duke luftuar kaq shumë.”

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe Amul, modele dhe stiliste, e cila pasi iu përkushtua me vite pasionit të saj dhe hapi një biznes, por tani e ndjen veten të rrezikuar.

“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të tregoj bukurinë, diversitetin dhe kreativitetin e grave afgane. Asnjëherë nuk kam menduar se do të vesh një burka, por tani nuk e di se çfarë të bëj.

Është si të fshij identitetin tim”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mendohet të jetë Presidenti i ri i Afganistanit

Kush është Mulla Abdul Ghani Baradar?