MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është rotavirusi?

26.08.2021 - 10:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është rotavirusi?

Mjeku: Rotavirusi është shkaktari kryesor i diarresë virusale. Mbi 50% e diarreve shkaktohen nga rotaviruset. Prek më shumë fëmijët 0-1 vjeç, por edhe më të rritur. Shenjat çfaqen 1-3 ditë pas infektimit.

PERHAPJA

Mënyrat e përhapjes janë nga ushqimet e ndotura, ujit, kontaktit me duart e palara. Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara

Infeksioni dëmton qelizat e qimeve thithëse në zorrët e holla ( Enterocitet) dhe shkakton gastroenterit i cili shpesh quhet “grip stomakut” pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me gripin.

Rotavirus u zbulua në 1973 nga Ruth Bishop dhe kolegët e saj me anë të imazheve të mikrografisë elektronike dhe përbën afërsisht një të tretën e shtrimeve në spital për diarre të rëndë tek foshnjat dhe fëmijët. Rëndësia e tij historikisht është nënvlerësuar.

Përveç ndikimit të tij në shëndetin e njeriut, rotavirus infekton edhe kafshët e tjera, dhe është një patogjen i bagëtive.

Enteriti rotaviral zakonisht është një sëmundje që vetëshërohet pas një jave.Por në vitin 2013, rotaviruset shkaktuan 37 % të vdekjeve të fëmijëve nga diarreja dhe 215,000 vdekje në të gjithë botën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim